E Martë, Shtator 23, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

OKB mbledh Asamblenë e Përgjithshme në 80-vjetorin e saj

4 ORË MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Fillon sot zyrtarisht në Nju Jork Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që përkon edhe me 80-vjetorin e krijimit të saj. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha diplomatike në mbarë botën dhe që bashkon udhëheqësit e vendeve anëtare.

Asambleja e Përgjithshme, e cila mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare çdo vit në selinë e OKB-së në Nju Jork, do të mbahet nga sot deri më 29 shtator nën temën “Më mirë së bashku: 80 vjet e më shumë për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut”.

Asambleja e 80-të e Përgjithshme e OKB-së do të hapet nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe do të kryesohet nga ish-ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pritet të marrin pjesë rreth 150 krerë shtetesh dhe qeverish, shumë nënkryetarë, ministra dhe zyrtarë shoqërues, së bashku me mijëra diplomatë, staf të organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarë.

Në një aktivitet që shënon 80-vjetorin e Kombeve të Bashkuara, presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Annalena Baerbock, deklaroi se bota ndodhet në një “udhëkryq” që pas Luftës së Dytë Botërore.

ADVERTISEMENT

Duke folur në një ceremoni në Nju Jork, një ditë para fillimit të javës së debatit të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ish-ministrja e Jashtme gjermane tha se “sot, orët ndihen vërtet të errëta përsëri”.

Ajo theksoi krizat globale, përfshirë urinë në rrënojat e Gazës, luftën në Ukrainë, dhunën seksuale në Sudan, dhunën e bandave në Haiti dhe gjuhën e urrejtjes së pakufizuar në internet.

“Sot OKB nuk duhet të festojë, përkundrazi, duhet të ngrejë zërin për të sjellë shpresë”, theksoi ajo.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, foli gjithashtu në këtë aktivitet duke vënë në dukje arritjet e OKB-së, përfshirë zhdukjen e lisë, ”shërimin” e shtresës së ozonit dhe mbi të gjitha, parandalimin e një Lufte të Tretë Botërore.

Guterres dhe Baerbock pranuan se OKB-ja përballet me një krizë të thellë mes rritjes së ideologjive nacionaliste në mbarë botën dhe shkurtimeve të fondeve nga shtetet anëtare.

TË NGJASHME

Protesta masive në Brazil kundër amnistisë për Bolsonaron

Protesta masive në Brazil kundër amnistisë për Bolsonaron

2025-09-22
Kina thotë se bota është në “udhëkryq mes paqes dhe luftës”

Kina thotë se bota është në “udhëkryq mes paqes dhe luftës”

2025-09-18
Rusia provokon me dronë dhe me stërvitje në Bjellorusi

Rusia provokon me dronë dhe me stërvitje në Bjellorusi

2025-09-16
Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

2025-09-11
Next Post
Moore: Kosova po humb shansin e saj – bllokada politike dhe shmangia e dialogut rrezikojnë raportet me SHBA

Moore: Kosova po humb shansin e saj – bllokada politike dhe shmangia e dialogut rrezikojnë raportet me SHBA

Related Post

Daçiq, Gërvallës: Keni mbledhur dëshmi kundër Thaçit dhe Veselit – faleminderit që na ndihmuat

Daçiq, Gërvallës: Keni mbledhur dëshmi kundër Thaçit dhe Veselit – faleminderit që na ndihmuat

2023-04-27
Gërvalla e thotë në tri gjuhë në OKB: Daçiq është përgjegjës për vrasje, të dalë para tribunalit

Gërvalla e thotë në tri gjuhë në OKB: Daçiq është përgjegjës për vrasje, të dalë para tribunalit

2023-04-27
“Mirupafshim vendlindja ime”, polici e lë Kosovën në ditën e parë të lëvizjes pa viza

“Mirupafshim vendlindja ime”, polici e lë Kosovën në ditën e parë të lëvizjes pa viza

2024-01-01

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Kurti në Podujevë përuron Poliklinikën Specialistike, investim 2 milionë €

Kurti në Podujevë përuron Poliklinikën Specialistike, investim 2 milionë €

10 minutes MË PARË
I dërguari i ShBA-së në OKB: Amerika do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

I dërguari i ShBA-së në OKB: Amerika do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

4 ORË MË PARË
Moore: Kosova po humb shansin e saj – bllokada politike dhe shmangia e dialogut rrezikojnë raportet me SHBA

Moore: Kosova po humb shansin e saj – bllokada politike dhe shmangia e dialogut rrezikojnë raportet me SHBA

4 ORË MË PARË
Kosova sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Kosova sot me diell dhe vranësira të pjesshme

4 ORË MË PARË
Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci

20 ORË MË PARË
Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve – Torcida e vetmja dritë në një mbrëmje të zymtë

Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve – Torcida e vetmja dritë në një mbrëmje të zymtë

3 ORË MË PARË
Ousmane Dembele i thotë fjalët e para si fitues i Topit të Artë

Ousmane Dembele i thotë fjalët e para si fitues i Topit të Artë

3 ORË MË PARË
Zyrtare: Ousmane Dembele është fitues i Topit të Artë

Zyrtare: Ousmane Dembele është fitues i Topit të Artë

4 ORË MË PARË
Sot vëmendja e gjithë botës së futbollit do të përqendrohet në Paris

Sot vëmendja e gjithë botës së futbollit do të përqendrohet në Paris

1 DITE MË PARË
Shpat Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Shkup

Shpat Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Shkup

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL