Sot do të diplomojë gjenerata e 57-të e Policisë së Kosovës.
Për këtë do të organizohet një ceremoni në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, nga ku “Zëri” jua sjell disa nga momentet më interesante.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla e figura të tjera.
Po ashtu, sipas njoftimit, në hyrje të rrugëve drejt stadiumit do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve, si nga hyrja nga rr. “Luan Haradinaj”, po ashtu edhe nga hyrja nga Ambasada Kroate dhe nuk lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00, sot deri nesër në përfundim të ceremonisë, andaj Policia kërkon mirëkuptimin tuaj.