F.B.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për sot. Pritet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme në gjithë territorin e Kosovës.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 10°C në Dragash deri në 13°C në Prizren, Istog dhe Gjakovë, ndërsa temperaturat maksimale do të variojnë nga 27°C në Dragash deri në 32°C në Istog, Prizren dhe Gjakovë.
Në qytetet kryesore, temperaturat parashikohen si më poshtë: Prishtinë 12°C – 31°C, Pejë 12°C – 31°C, Gjilan 11°C – 30°C, Ferizaj 11°C – 30°C, Mitrovicë 12°C – 30°C, Podujevë 11°C – 30°C, Junik 12°C – 30°C, Malishevë 12°C – 31°C dhe Kamenicë 11°C – 31°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete të jashtme.