F.B.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë mot me diel dhe vranësira te pakta. Gjithashtu bënë të ditur se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme.
Për sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira te pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
Edhe të dielen do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme.