E Enjte, Shtator 4, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Beteja për Albulenën

3 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Beteja e parë për Albulenën ka ndodhur në vitin 1457, në një fushë mes Lezhës dhe Krujës, por me një raund final. Edhe pse në atë betejë Skënderbeun e tradhtoi edhe Hamza Kastrioti, përsëri ia doli të fitonte.

Kjo beteja e dytë e Albin Kurtit, alias “Skënderbeu i ri” siç e quajnë adhuruesit e vet, ka shkuar plot 30 raunde. Është beteja më e gjatë në historinë e politikës shqiptare, e pagëzuar si “Beteja e Albulenës”. Albin Kurti po pret një Hamza Kastrioti nga opozita, por ai ende nuk po vjen.
Por përtej humorit të zi, kjo histori i kaloi të gjithë kufijtë.

35 vjet më parë, në fillim të muajit korrik, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk lejoheshin të mblidheshin për të shpallur Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik. Dhe ata u mblodhën para derës së Kuvendit, të gjithë të rrezikuar të vriteshin, dhe ashtu, pa ndonjë protokoll apo procedurë parlamentare, shpallën Deklaratën Kushtetuese që shprehte aspiratën e Kosovës për liri dhe pavarësi nga ish-Jugosllavia, në kushtet e reja që po krijoheshin në Ballkan pas fillimit të shpërbërjes së saj.

35 vjet më vonë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk mund të konstituojnë dot Parlamentin për shkak të Albulenës. Për Albin Kurtin dhe shumicën e shpallur nga zgjedhjet e fundit, beteja është zhvendosur nga institucioni i Kuvendit tek Albulena.
Nëse në korrik 1990 deputetët ishin gati të vriteshin që të konstituohej Kuvendi, në korrik 2025 janë gati të “vriten” që të mos konstituohet Kuvendi pa Albulenën.

Ky është një deformim historik për një shtet që i ka ende të gjallë ata që ndërtuan me duart e tyre themelet e tij. Shumica e deputetëve të korrikut 1990 janë ende gjallë dhe kushedi sa të fyer ndihen që kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë jetën për të ngritur një Kuvend, ndërsa pasardhësit e tyre sot janë gati të “vrasin” Kuvendin për Albulenën.

Kjo shaka bëhet edhe më e hidhur kur shikon se bota po zhytet në luftëra të përgjakshme mes fuqive të mëdha – ku Lindja e Mesme po përjeton ferrin nga konflikti Izrael-Iran, dhe lufta në Ukrainë ka tre vjet që provon pafuqinë e Perëndimit për të ndalur Rusinë.

Në gjithë këtë histori të trazuar, ku Kosova është ende një histori e papërfunduar shtetformimi, ku aleanca që e çliroi nuk ekziston më, dhe ku vetë SHBA nuk është më e gatshme të ngrejë avionët për Albulenën – kjo shaka e hidhur duhet të marrë fund. Edhe Helena e Trojës të ishte, nuk do luftohej kaq gjatë për të.

Pafuqia e saj për t’u dorëhequr nga ky poshtërim që po i bëhet institucionit të parlamentarizmit, tregon ndër të tjera se nuk kemi të bëjmë me një figurë dinjitoze për të cilën vlen të luftosh, por me një kukull që nuk ka në dorë as dinjitetin e vet. Qoftë dhe për këtë arsye, ajo nuk e meriton të mbajë peng ngritjen e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve.

Zhbllokimi i Kuvendit dhe nisja e procedurës për qeverinë e re, duke vënë në provë fillimisht shumicën e Albin Kurtit, është urgjente. Gjykata Kushtetuese nuk ka arsye të mendohet deri në fund të verës për t’i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj krize nervore të politikës së Kosovës. Ndryshe, ajo do të zgjasë pafund duke vrarë Kosovën.

ADVERTISEMENT

Kukulla si Albulena nuk vdesin kurrë. Por Kosova mund të mbytet duke i ngelur në dorë kukulla e Albinit. Si ata fëmijët që gjenden mes rrënojave me kukulla në duar.Shkruan: Mero Baze

TË NGJASHME

Rashiq thotë se Osmani s’do të mandatojë kandidatin e VV’së për kryeministër pa folur Kushtetuesja

Rashiq thotë se Osmani s’do të mandatojë kandidatin e VV’së për kryeministër pa folur Kushtetuesja

2025-09-03
Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh

Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh

2025-09-03
“Ky tuc duhet të lajmërohet në Prokurori…”, Nuredin Selmani vazhdon me qasje kritikuese ndaj Kurtit

“Ky tuc duhet të lajmërohet në Prokurori…”, Nuredin Selmani vazhdon me qasje kritikuese ndaj Kurtit

2025-09-03
Sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit

Sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit

2025-09-03
Next Post
Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Related Post

Forcat ushtarake amerikane sulmohen me dron në Siri

Forcat ushtarake amerikane sulmohen me dron në Siri

2023-10-23
Arrestohet një polic në Dubravë

Arrestohet një polic në Dubravë

2024-07-16
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës

Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës

2024-05-04

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Rashiq thotë se Osmani s’do të mandatojë kandidatin e VV’së për kryeministër pa folur Kushtetuesja

Rashiq thotë se Osmani s’do të mandatojë kandidatin e VV’së për kryeministër pa folur Kushtetuesja

15 ORË MË PARË
Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh

Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh

15 ORË MË PARË
“Ky tuc duhet të lajmërohet në Prokurori…”, Nuredin Selmani vazhdon me qasje kritikuese ndaj Kurtit

“Ky tuc duhet të lajmërohet në Prokurori…”, Nuredin Selmani vazhdon me qasje kritikuese ndaj Kurtit

22 ORË MË PARË
Sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit

Sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit

22 ORË MË PARË
Kurti në Gjykatë për rastin ndaj Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj tij

Kurti në Gjykatë për rastin ndaj Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj tij

22 ORË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

23 ORË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

23 ORË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 MUAJs MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL