F.B.
Prishtina përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka bërë me dije për rikthimin e futbollistit Blend Baftiu në kryeqytet.
“Mirë se vjen, Blend”, ka shkruar Prishtina në videon e publikuar në Facebook.
Kujtojmë se më parë Baftiu ka bërë karrierë në disa klube të ndryshme në Kosovë.
Ai ka veshur fanellën e Ramiz Sadikut, Flamurtarit, Ballkanit, Dritës, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Llapit.
Sezonin që lamë pas Baftiu pati gjithsej 32 paraqitje, ku kishte arritur të shënonte katër gola dhe të bënte dy asistime.
Prishtina po tregohet mjaft aktive deri më tani në afatin kalimtar veror, teksa kujtojmë që dje (e premte) kanë zyrtarizuar dyshen Dren Zeqiri dhe Drin Bajraktari.