E Premte, Shtator 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

3 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), për herë të parë ka filluar të ofrohet trajtimi me metodën moderne të Elektrostimulimit të Nervit Vagus (VNS) për pacientët me epilepsi farmakorezistente.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me Klinikën e Neurokirurgjisë dhe me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), janë siguruar pajisjet dhe janë përmbushur të gjitha parakushtet për realizimin e këtij trajtimi.

ShSKUK ka njoftuar se me 2 dhe 3 qershor 2025, janë trajtuar me sukses 3 pacientët e parë, të përzgjedhur nga ekipi multidisiplinar i Klinikës së Neurologjisë, të cilët kanë përmbushur kriteret për implantim.

“Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në sallën e operacionit të Klinikës së Neurokirurgjisë, nën udhëheqjen e neurokirurgut të njohur nga Italia, Dr. Leonardo Fiori (Ospedale di Lecco “Alessandro Manzoni”), në bashkëpunim me e neurokirurgëve të udhëhequr nga Dr. Besnik Elshani, neurokirurgë të tjerë, si dhe me mbështetjen e ekipës së anestezionit nga Klinika e Anesteziologjisë si dhe monitorimin neurologjik nga Dr. Melihate Pushka”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

ShSKUK bënë të ditur se kjo metodë inovative aplikohet tek pacientët të cilët, pavarësisht përdorimit të dy ose më shumë medikamenteve antiepileptike, vazhdojnë të kenë kriza të shpeshta dhe të rënda. Trajtimi me VNS thuhet se konsiston në implantimin e një pajisjeje që gjeneron impulse elektrike në nervin Vagus, duke ndihmuar në kontrollin më efektiv të krizave epileptike.

“Ky shërbim i ri është rezultat i përgatitjeve shumëdimensionale që kanë filluar që nga viti 2022 nga Klinika e Neurologjisë, përfshirë trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit (Kroaci, Belgjikë, Çeki), si dhe përpilimin e dokumentacionit dhe planit të veprimit nga Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se kjo arritje shënon një hap të madh drejt avancimit të shërbimeve neurologjike në Kosovë, duke i dhënë fund nevojës që pacientët të kërkojnë trajtim jashtë vendit, me kosto të larta dhe me barrë për buxhetin e shtetit dhe familjet e pacientëve.

TË NGJASHME

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2025-09-04
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Next Post
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

20 ORË MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

1 DITE MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

1 DITE MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

1 DITE MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

18 ORË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

1 DITE MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

1 DITE MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

2 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL