E Premte, Shtator 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

3 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga sot, Radiotelevizioni Publik i Kosovës ka një lokacion të ri për funksionimin e zyrës së saj rajonale në Pejë, falë një hapësire të ndarë nga Komuna, pa asnjë kosto financiare për RTK-në. Memorandumi i Mirëkuptimit për dhënien e këtij lokacioni u nënshkrua sot nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Hundozi falënderoi autoritetet komunale për ofrimin e hapësirës me kushte të mira pune, duke theksuar se kjo zyrë do të mundësojë një prezencë më të afërt të RTK-së me qytetarët e komunave të Dukagjinit.

“Përmes kësaj zyreje, RTK do të jetë më pranë banorëve për të reflektuar sfidat e përditshme të tyre, por edhe për të promovuar pasuritë kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm sportiv, turistik dhe ekonomik të kësaj ane të Kosovës,” tha ai.

Drejtuesi i RTK-së, Hundozi, shprehu gjithashtu mirënjohje për Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për ndihmën e pakursyer në zhvillimin profesional dhe ngritjen teknike të RTK-së. Sipas tij, “Populli japonez, përmes JICA-s, ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për transmetuesin publik. Pa këtë mbështetje, RTK nuk do të kishte kapacitetet teknike që ka sot.”

Ndërkaq kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, pasi ka falënderuar JICA-n japoneze për ndihmën e saj në hapjen e kësaj zyre rajonale, tha se Komuna e Pejës ka ndarë hapësirat e nevojshme për mbarëvajtjen dhe funksionimin e saj.

“Komuna e Pejës falënderon JICA-n japoneze, organizatë kjo që ka ndihmu për t’u hapur zyra rajonale e RTK-së në Pejë. Komuna e Pejës ka siguruar dy zyra të cilat besoj se do të jenë në shërbim të informimit më të mirë të qytetarëve të Rrafshit të DUKAGJINIT”, tha Muhaxheri.

Në anën tjetër, përfaqësuesi kryesor i JICA-s për Ballkanin, Hajime Fukuda, shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Komuna e Pejës, jo vetëm për hapësirat e ofruara, por edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me RTK-në.

“Ky aktivitet është pjesë e Projektit për Zhvillimin e Kapaciteteve të RTK-së – Faza III, dhe këtë vit shënohet një dekadë nga fillimi i bashkëpunimit teknik midis JICA-s dhe RTK-së, që nisi në vitin 2015 me fazën e parë të projektit. Hapja e kësaj zyreje shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e medias publike në Kosovë, duke mundësuar përfaqësim më të drejtë dhe efikas të zërave nga të gjitha rajonet e vendit.”

ADVERTISEMENT

Sipas Fukuda-s, themelimi i zyrës në Pejë ka rëndësi të veçantë për disa arsye: Së pari, Peja ka përjetuar fatkeqësi natyrore dhe është e domosdoshme që raportimi për ngjarje të tilla të bëhet në kohë reale dhe nga afër. Së dyti, Peja është një destinacion i rëndësishëm turistik, me natyrë të mrekullueshme dhe trashëgimi botërore të çmuar.

“Një ekspert japonez i JICA-s për turizëm të qëndrueshëm, gjatë një vizite të fundit në këtë qytet, u impresionua nga bukuritë natyrore, organizimi i mirë i guidave turistike dhe infrastruktura”, deklaroi përfaqësuesi i JICA-s për Ballkanin.

Fukuda theksoi se nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është simbol i një partneriteti të fortë ndërmjet RTK-së dhe autoriteteve lokale, që vendos themele të qëndrueshme për bashkëpunim, ndarje burimesh dhe mbështetje të ndërsjellë, në funksion të suksesit të kësaj nisme. 

TË NGJASHME

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2025-09-04
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Next Post
Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

1 DITE MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

1 DITE MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

1 DITE MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

1 DITE MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

1 DITE MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

1 DITE MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

1 DITE MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

2 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL