E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

OVL UÇK shpreh indinjatë ndaj vendimit të Speciales për refuzimin e lirimit të përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së

6 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar me shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të refuzuar kërkesën për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas OVL UÇK-së, ky vendim është një dëshmi tjetër e padrejtësisë që, sipas tyre, po u bëhet drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përfaqësuesve të luftës për liri dhe pavarësi. Në reagim thuhet se trajtimi i ish-krerëve të UÇK-së nga kjo gjykatë është jo vetëm i padrejtë, por përbën edhe një pengesë në përpjekjet e Kosovës për të afirmuar drejtësinë e luftës së saj në skenën ndërkombëtare.

OVL UÇK i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shqyrtojë këtë çështje me objektivitet dhe drejtësi, duke kërkuar t’i jepet fund, siç e quajnë ata, diskriminimit dhe trajtimit të padrejtë ndaj liderëve të UÇK-së.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë luftën tonë të lavdishme për liri dhe do të qëndrojmë gjithmonë pranë atyre që dhanë gjithçka për një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kërkesat ishin paraqitur më 3 dhe 4 prill 2025, menjëherë pas përfundimit të dëgjimeve të dëshmitarëve të Prokurorisë. Vendimi ende nuk është bërë publik, por përmendet në dokumentin më të fundit të kryeprokurores Kimberly West, që kërkon vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin.

ADVERTISEMENT

Sipas këtij dokumenti, Paneli vlerëson se paraburgimi mbetet “i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, duke argumentuar se vetëm në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara mund të monitorohen komunikimet në atë mënyrë që të minimizohet rreziku për pengim të procedurës apo kryerje të veprave të tjera penale.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
AGK dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra

AGK dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

20 ORË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL