E Premte, Shtator 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Konstituimi i Kuvendit, Kelmendi: Paritë politike të bëjnë kompromise

4 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka dhënë rezultat. As në vazhdimin e seancës së mbajtur të hënën nuk pati vota të mjaftueshme për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Njohësi i zhvillimeve politike, Muhamet Kelmendi, vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje, PDK dhe LDK duhet të bëjnë kompromise për të mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Politikanët e ndërgjegjshëm, që e dinë situatën nëpër të cilën po kalon populli i tyre, bëjnë kompromise. Sistemet politike demokratike-liberale e kanë bazën e vet te kompromiset. Do të thotë që VV, PDK dhe LDK duhet të bëjnë kompromise. Kemi arritur në një gjendje ku kompromiset janë mënjanuar tërësisht nga skena politike dhe juridike në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës,” tha ai në emisionin “Info Plus” në RTK.

Kelmendi shtoi se për qytetarët e Kosovës, seancat e Kuvendit dhe deklaratat e vazhdueshme të partive politike janë shndërruar në monotoni, me akuza të ndërsjella për përgjegjësinë e dështimit në konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, Kelmendi vlerësoi se kryetari i PDK-së këtë herë ishte më i moderuar, pasi kërkoi që të ndërtohet një qeveri dhe të ecet përpara, madje propozoi edhe ndërrimin e kandidatit. Nga ana tjetër, ai kritikoi qëndrimin e LDK-së, duke e cilësuar si jashtëzakonisht tendencioz.

“Nuk e ka marrë ai votën e qytetarëve për të qenë në pozita të tilla, sepse nëse deklarohet se nuk hyn në asnjë koalicion të mundshëm pa marrë pozitën e kryeministrit, atëherë kuptohet që nuk ka për qëllim të ndërtojë një qeveri të mirëfilltë funksionale, por synon ta udhëheqë shtetin nga pozicioni i tretë i partisë. Kjo nuk i bën mirë as LDK-së, as politikës në përgjithësi në Kosovë. Natyrisht, pa përjashtuar asnjëherë përgjegjësinë kryesore që e ka VV-ja, sepse ajo ka marrë 48 deputetë,” u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Kelmendi theksoi se është detyrë e VV-së të kërkojë koalicione dhe aleatë për ndërtimin e qeverisë. “VV i ka detyrimet juridike, kushtetuese dhe politike që t’u bëjë thirrje të gjitha partive për të shkuar drejt ndërtimit të koalicioneve dhe për të dalë nga ngërçi që është krijuar,” përfundoi ai.

TË NGJASHME

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2025-09-04
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Next Post
OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria në Gaza

OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria në Gaza

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

1 DITE MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

1 DITE MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

1 DITE MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

1 DITE MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

1 DITE MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

1 DITE MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

1 DITE MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

2 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL