Në përvjetorin e 26-të të çlirimit të Kosovës, një nga vatrat simbolike të rezistencës, fshati Shqiponjë, ka qenë epiqendër e përkujtimit dhe bashkimit qytetar.
Kjo ditë historike u shënua me nderim të veçantë për të gjithë ata që kontribuuan në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Të pranishën në këtë ditë përkujtimi në varrezat e fshatit Shqiponjë ishin përfaqësues nga Komuna e Gjakovës, si dhe nga institucione të tjera të Republikës së Kosovës.
Data 17 Maj 1999 përfaqëson një kthesë vendimtare në historinë moderne të Kosovës, duke mbeteur keshtu një ndër momentet më të forta të rezistencës ndaj shtypjes, dhe duke u shëndrruar në një simbol të sakrificës që solli dritën e lirisë për popullin e Kosovës.
Tutje, në këtë ditë të rëndësishmë të historisë së vëndit tonë, u shprehën mesazhe mirënjohjeje për dëshmorët që nuk kursyen jetën për lirinë, si dhe për familjet që mbajtën gjallë idealin e çlirimit në rrethana të jashtëzakonshme.