F.B.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.
“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb”, ka shkruar Osmani.
E para e vendit tha se 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
“Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi. Kosova nuk harron!”, ka thënë Osmani.