Një valë moti ekstrem ka përfshirë Italinë qendrore dhe veriore, duke shkaktuar përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Medita italiane bëjnë të ditur se situata më kritike paraqitet në rajonin e Piemontes, ku është shpallur alarm i kuq në mbi 100 komuna. Në Monteu da Po, afër Torinos, një 92-vjeçar humbi jetën i mbytur në shtëpinë e tij për shkak të përmbytjes së lumit lokal.
Rreth 150 persona janë evakuuar në Borgosesia pasi lumi Po dhe disa përrenj të tjerë kanë tejkaluar nivelet e sigurisë. Ndërkohë, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe bllokim të rrugëve në shumë zona të tjera të Piemontes, përfshirë Biella dhe Verbania, ku janë ndërmarrë mbi 300 operacione shpëtimi nga zjarrfikësit.