E Enjte, Nëntor 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Dje i kishin vetëm 52 vota, Kurti: Jemi të interesuar t’i formojmë institucionet sa më parë – menjëherë

7 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se janë të interesuar që të ecin përpara me formimin e institucioneve “menjëherë”, pavarësisht se dje nuk i kishin 61 vota për ta kaluar një raport të komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve në seancën konstituive të Kuvendit.

Ai i bëri këto komente në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku pati akuza për partitë e tjera jopartnere për bllokimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

“Si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, edhe atë sa më parë – menjëherë”, tha ai.

Kurti tha se si Qeveri në detyrë janë “shumë të vëmendshëm” dhe “të përgjegjshëm” që të mos lejojnë “vakum institucional”, siç tha, “jo për një ditë, jo për një orë, por as për një minutë të vetëm”.

“Përkundër thirrjeve të papërgjegjshme opozitare dje për pezullim të shtetit, shteti funksionon”, tha Kurti.

Seanca konstituive e Kuvendit dje nuk vazhdoi më shumë se deri te procesi i votimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve. 52 deputetë votuan për këtë raport, 46 kundër dhe 11 abstenuan.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja votuan kundër këtij raporti, pasi thanë se ndryshe do ta shkelnin ligjin. Thanë se Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë qeveritarë që janë zgjedhur deputetë do të duhej të jepnin dorëheqje paraprakisht, sipas ligjit të ri për Qeverinë.

LVV-ja pretendoi se në komisionin e përkohshëm u paraqit një letër e dorëheqjes së Kurtit nga posti i kryeministrit, por këto parti nuk e konsiderojnë akt të njëmendtë dorëheqjeje. Në fakt kështu mendojnë edhe shumë juristë.

Deputetët e Nismës u panë duke votuar për raportin e prezantuar në Kuvend, por ende askush nga LVV-ja nuk i është përgjigjur pyetjes se si nuk i pati Kurti 61 votat e nevojshme në këtë rast?

ADVERTISEMENT

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Kurti “i dorëhequr” nga ndërtesa e qeverisë i sulmon mediat

Kurti “i dorëhequr” nga ndërtesa e qeverisë i sulmon mediat

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

1 DITE MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

3 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

3 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

10 ORË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL