Një mësimdhënës, është arrestuar në Dragash të premten rreth orës 12:20, pasi dyshohet se e ka rrahur nxënësin, njofton Policia e Kosovës.
“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.