F.B.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Islandës, duke marrë avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit.
Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e tregoi një gjë që duhet të përmirësojë Kosova në ndeshjet e ardhshme.
“Shpresoj që kemi me arrit në grupin B. E meritojmë dhe kemi kualitet. I vetmi sen që duhet me përmirësu është mënyra e presionit dhe vendosjes”, tha Rrahmani.