Richarlison, Dimtri Payet dhe Marcin Oleksy janë tre kandidatët e “FIFA Puskas Award”, për golin më të bukur të vitit 2022.
Braziliani është kandidat për golin më të bukur me kombëtaren e tij kundër Serbisë në Botërorin e Katarit.
Në rast të fitores do të ishte hera e tretë radhazi që një lojtar i Tottenhamit, pas Erik Lamelas dhe Son Heung-Min.
Payeti është në garë për një goditje të jashtëzakonshme nga 25 metra në ndeshjen Marseille – PAOK në Conference League.
Në fund, Marcin Oleksy, lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë të amputuar, ia doli ta shënonte një gol të shkëlqyer në futbollin mes lojtarëve me këmbë të amputuara.