Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Merih Demiral, ka bërë të ditur se fanella e firmosur e yllit argjentinas Lionel Messi, i cili ka luajtur në Paris Saint-Germain, do të shitet me metodën e ankandit dhe të ardhurat do t’u dhurohen viktimave të tërmetit.
Demiral, i cili ditë më parë shiti me ankand fanellat e shumë futbollistëve me famë botërore dhe dhuroi të ardhurat e tij për viktimat e tërmetit, ka njoftuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale se do të shitet edhe fanella me firmën e Lionel Messit.
Të ardhurat nga shitja si rezultat i ankandit do të dërgohen sërish në rajonin e tërmetit.
Merih falënderoi edhe Hakan Çalhanoglun dhe Gianluigi Donnarumman, të cilët komunikuan me Messin dhe ia shpjeguan situatën.