E Diel, Korrik 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Mbi 30-të federata sportive mbeten pa Ligjin e Sponsorizmit, ndër to edhe FFK-ja

4 MUAJs MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Vetëm gjashtë federata nga 38 gjithsej sa janë të kategorizuara në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të përfitojnë të holla nga buxheti i shtetit.

Federatat e basketbollit, notit, hendbollit, karatesë, pingpongut dhe triatlonit janë të vetmet që e kanë përmbushur obligimin e kërkuar nga MKRS-ja.

Pjesa tjetër, sipas “Kohës”, nuk ka arritur që t’i përmbahen kërkesës së MKRS-së, e cila që nga 3 shtatori i vitit 2024 u ka bërë me dije t’i rregullojnë aktet e tyre normative me Ligjin e Sportit.

“Ju rikujtojmë se pa harmonizimin e akteve tuaja normative me Ligjin për Sport, nuk do të mund të përfitoni mjete financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga procesi i kategorizimit dhe mbështetjes përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit sikurse nuk do të mund të lëshohen vërtetime nga Ligji për sponsorizim dhe mbështetje të tjera institucionale. Për këtë arsye, thërrasim që brenda afateve kohore të statuteve të federatave përkatëse të ndërmerrni veprime të nevojshme për harmonizimin e dokumenteve përkatëse dhe të na informoni për përfundimin e këtij procesi. Në të kundërtën, përgjegjësia për pezullimin e sistemit të financimit të sportit/federatës përkatëse, do të jetë në tërësi e juaja përderisa refuzohet potencialisht të zbatohet legjislacioni në fuqi, që sikurse dihet, nuk është çështje zgjidhjeje por detyrimi”, shkruan ndër të tjera në letrën e dërguar të enjten në adresë të federatave sportive të Kosovës, nga MKRS-ja, raportuar nga “Koha”.

Ndër federatat më të mëdha që kanë mbetur pa Ligjin e Sponsorizimit është edhe ajo e futbollit.

FFK-ja nuk ka plotësuar kërkesën e Ministrisë së Sporti, dhe kësisoj nuk mund as të nxjerrë vërtetime për Ligjin e Sponsorizimit.

Ky ligj është jetik për secilën federatë, derisa FFK-ja vitin e kaluar ka qenë federata që ka përfituar më së shumti nga ky ligj.

Për vitin 2024, Federata e Futbollit e Kosovës renditej e para sa i përket shumës së parave të përfituara nga marrëveshjet e sponsorizimit.

ADVERTISEMENT

Shtëpia e futbollit kosovar kishte të hyra prej 1 milion e 120 mijë eurosh.

Përveç Ligjit të Sponsorizimit, federata përfitojnë edhe nga Kategorizimi i MKRS-së, i cili njëherësh edhe merret me rejtingun e federatave sportive.

Në Kategorinë A janë xhudo, volejbolli e hendbolli.

Ndërkohë, FFK-ja është në Kategorinë B, duke qenë federata me numrin më të madh të sportistëve.

TË NGJASHME

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2025-07-01
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2025-07-01
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2025-06-21
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2025-06-21
Next Post
Të gjithë konsiderojnë Leverkuzenin si favorite

Të gjithë konsiderojnë Leverkuzenin si favorite

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

4 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

4 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL