E Premte, Shtator 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Radio Kosova në Ditën Ndërkombëtare të Radios

7 MUAJs MË PARË
in Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Radios, e cila shënohet çdo vit më 13 shkurt për të njohur fuqinë dhe rëndësinë e këtij mediumi si një mjet komunikimi masiv, Radio Kosova solli një lidhje direkte nga ambientet e saj në studion e televizionit në RTK.

Nga ambientet e Radio Kosova, në lidhje direkte në studion e televizionit në RTK, në Ditën Ndërkombëtare të Radios, kanë folur kolegët për punën e tyre ndër vite në radio.

Afërdita Dibra, teknike në Radio Kosovë, ka treguar për punën e saj dhe për metodën e punës si ka qenë në të kaluarën, kur gjithçka ka qenë manuale, ndërsa tani thotë se gjithçka është digjitale dhe shumë më e lehtë.

“Unë punoj prej viteve ’80 në këtë punë. Kam punuar në ish-Radio Prishtina para luftës, ndërsa menjëherë pas luftës kam filluar në Radio Kosovë. Jam teknike në program, kanë ndryshuar shumë gjëra në tekniken e sotit. Më herët kemi punuar me teknikë manuale, ndërsa tani gjithçka është e digjitalizuar. Secila kohë e ka pasur vështirësinë e vet”, tha ajo.

Dibra tregoi edhe për rastet kur ka ndodhur ndonjë e papritur në emision ose në ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë, dhe se si u është dashur të gjejnë një zgjidhje për të mbuluar gabimin në bashkëpunim mes kolegësh.

“Ka ndodhur ndonjëherë që kemi harruar mikrofonin të ndezur dhe na është dashur të gjejmë një zgjidhje për ta mbuluar ne kolegun gazetar ose edhe ai neve na ka mbuluar. Normalisht, këto gjëra ndodhin në punën tonë, sidomos kur jemi live,” shton Dibra.

Ndërsa në pjesën e gazetarëve, mysafirë ishin gazetarja Meribane Dushi, gazetare në Radio Kosovë, dhe redaktori Agush Alihajdari, të cilët treguan vështirësitë në punën e tyre dhe kënaqësitë që u fal puna që bëjnë.

“Radio ka avancuar mjaft në aspektin e zhvillimit teknologjik. Është lehtësuar shumë edhe puna e gazetarëve. Në kohën tonë, unë dhe Agushi kemi pasur shumë vështirësi të arrijmë deri te informacioni, ndërsa tani me një klik në internet ke mundësi të kesh qasje në informacion. Për ne, mikrofoni ka qenë i shenjtë, dhe edhe sot e kësaj dite është i tillë, sepse kemi një ndjenjë të madhe përgjegjësie në momentin që gjendemi para tij”, tha Dushi, e cila po ashtu shtoi se radio i fal shumë kënaqësi pasi njerëzit e njohin vetëm nga zëri.

Derisa Agush Alihajdari tha se radio e ka një magji interesante.

ADVERTISEMENT

“Radio e ka një magji interesante. Është shpejtësia e saj, është depërtimi në çdo cep dhe dashuria ndaj saj pa asnjë dilemë”, theksoi Alihajdari.

TË NGJASHME

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

2025-06-14
QKK shpall konkurs për mbështetje filmash

QKK shpall konkurs për mbështetje filmash

2025-05-23
Dalin në shitje biletat për Festivalin ‘Sunny Hill’

Dalin në shitje biletat për Festivalin ‘Sunny Hill’

2025-04-07
Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

2025-04-03
Next Post
Super finale me super spektakël, triumfon Trepça

Super finale me super spektakël, triumfon Trepça

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

1 DITE MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

1 DITE MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

1 DITE MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

1 DITE MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

1 DITE MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

1 DITE MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

1 DITE MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

2 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL