KOSTT ka deklaruar se ka realizuar projekte strategjike për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike. Përmes energjizimit të nënstacioneve Fushë Kosovë, Ferizaj 3 dhe Prishtina 3, rrjeti energjetik i Kosovës ka përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e furnizimit.
“Nënstacioni Fushë Kosovë, me teknologjinë moderne GIS dhe një investim prej 6.4 milionë euro, ka rritur kapacitetet transmetuese dhe transformuese të rrjetit,” njofton KOSTT.
Ri-energjizimi i nënstacionit Prishtina 3 garanton furnizim stabil për mijëra qytetarë, ndërsa investimi prej 6.8 milionë euro në nënstacionin Ferizaj 3 përmirëson furnizimin për mbi 12,000 konsumatorë, redukton humbjet teknike dhe ul emetimet e CO2 me 4.95 kiloton/vit.
“Këto projekte kanë siguruar furnizim të pandërprerë dhe kanë shmangur reduktimet,” thekson KOSTT, duke garantuar stabilitet energjetik për qytetarët dhe bizneset.