F.B.
Drita dhe Llapi do të takohen në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Vendasit kërkojnë tre pikët, për të vazhduar serinë e fitoreve dhe për shtuar diferencën në krye të renditjes tabelare. Kurse, Llapi ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe kërkon fitore ndaj Dritës.
Ndeshja do të jetë e vështirë dhe sfiduese,ka theksuar trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.
“Do të jetë derbi i radhës, e dijmë me çfarë ekipi kemi të bëjmë, çfarë potenciali kanë dhe me çfarë kontigjenti të futbollistëve kemi të bëjmë. Gjithmonë me FC Llapin kanë qenë ndeshje të vështira dhe gjithmonë do të jenë. Sa i përket ekipit tim mendoj që jemi të gatshëm, kemi atmosferën e mirë, kishim 4 ditë në dispozicion për ta rigjeneruar skuadrën, por edhe për të punuar pak më ndryshe, sepse me FC Llapin ndoshta duhet të paraqitemi ndoshta pak më ndryshe në fushë. Kemi shfrytëzuar kohën e maftueshme, objektivi jonë dihet se çfarë është nuk duhet ta përsërisë, por vetëm fitore. Do të japim maksimumin që ta arrijmë tre pikëshin”, ka thënë trajneri Ramadani.
Trajneri ka deklaruar se kundërshtari se pas rezultateve negative di të jetë mjaft i rrezikshëm.
Ndeshja mes Dritës dhe Llapit do të gjykohet nga Genc Nuza me ndihmësit Bujar Selimaj e Fatlum Jashari, derisa në VAR është Dardan Çaka dhe AVAR, Kastriot Peci.