Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërmjet dy palëve si dhe vizita e futbollistes me famë botërore, Kosovare Asllani.
Kjo e fundit do të qëndrojë në vendin tonë, më 17 shkurt, në rolin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it.
Pritja e futbollistes me preardhje nga Kosova do të organizohet nga UNICEF-i në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në.
Ajo do të qëndrojë për disa orë në Kosovë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.
Kosovare Asllani aktualisht luan në skuadrën italiane Milan, derisa më parë ishte pjesë e Real Madridit.
Ajo mbron ngjyrat e Kombëtares së Suedisë dhe gjatë karrierës ka shënuar suksese të mëdha.