Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Lauranti që u largua e po kërkohej qe disa ditë, u gjet pa shenja jete gjatë ditës së sotme. Ky rast tronditi gjithë familjen, që s’dinin gjë për fatin e tij, nga mesdita e së shtunës.
I riu është gjetur i vdekur sot dhe sipas informacioneve të para, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Viktima, djali i një zyrtari të SHKK-së dhe vëllai i një zyrtari policor, ishte larguar nga shtëpia të shtunën pasi ishte kthyer nga Hungaria.
Për rastin është raportuar gjatë ditës së djeshme, pasi Policia nisi hetimin, kur babai i viktimës raportoi për dyshimet se i biri ia kishte marrë armën zyrtare.