Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar menjëherë pasi në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të rriten pagat në sektorin publik për 1 njësi të koeficientit, apo 110 euro, duke filluar nga janari 2025 me gjysmën e parë të rritjes, e cila do të plotësohet me gjysmën tjetër nga korriku.
Abixhiku ka thënë se si kryeministër, do të rris koeficientin e pagave në 150 qysh në javën e parë të qeverisjes.
“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro!Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku