E Martë, Korrik 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

55 euro më shumë nga janari plus 55 tjera nga korriku – si do të ndryshojnë pagat e mësuesve, policëve, infermierëve, zjarrfikësve e ushtarëve

8 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga janari i vitit 2025, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Këtë vit, s’do të ketë rritje të vlerës së koeficientit, por rritje të koeficientit për një njësi. Ai tha se duke filluar nga janari, koeficienti do të rritet për gjysëm njësie, si dhe për gjysëm njësie tjetër nga korriku.

Rrjedhimisht 55 euro nga janari, e plus 55 euro tjera nga korriku.

“Shprehur në vlerë monetare, i bie që të gjithë të punësuarit në sektorin publik pagat për ta do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari, dhe për 110 euro nga muaji korrik i vitit të ardhshëm 2025”, ka deklaruar Kurti.

ADVERTISEMENT

Ai shpjegoi edhe se si do të funksionojë kjo në koeficient.

“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur i gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetesës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi, pra për gjysëm njësie nga dhe nga korriku 0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media”, tha Kurti.

Ministri Hekuran Murati prezantoi edhe një tabelë ku krahasoi pagat aktuale dhe ato pas rritjes. Mësuesit nga 616 euro sa paguhen tash, me rritje do të marrin 726 euro.

Policët nga 550 euro, do të ketë rritje pagash në 660 euro. Infermierët nga 605 euro, nga janari do të marrin 715 euro. Zjarrfikësit prej 550 euro pagë që kanë tash, nga janari do të paguhen 660 euro.

Ndërkohë ushtarët nga 616 euro sa e kanë pagën tash, vitin tjetër do të marrin 726 euro.

Kurti tha se ky është viti i tretë radhazi që pagat po rriten në Qeverinë e tij, duke shtuar se kjo në qeveritë e kaluara bëhej vetëm “në fushatë”.

 “Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave në sektorin publik, në vitin 2023 kemi pasur rritjen më substanciale në dekadën e fundit duke e shtuar buxhetin e pagave për 114 milionë euro. Edhe në vitin 2024 aplikuam rritjen e koeficientit, duke e ngritur atë nga në 105 në 110 euro. Tani në vitin 2025 do të jetë viti i tretë që i rrisim pagat radhazi.  Pra përderisa në të kaluarën, pagat rriteshin vetëm njëherë edhe atë në fushatë, me qeverisjen tonë të mirë e demokratike po rriten në secilin vit që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave ashtu siç e parasheh edhe Ligji”, shtoi Kurti.

Kurti tha se rritja e pagave është bërë gjithmonë siç e parasheh Ligji.

“Pra rritja e pagave duhet të jetë në linjë me rritjen ekonomike, sepse përndryshe financat e shtetit mund të hyjnë në shtegun e paqëndrueshmërisë afatgjatë dhe kjo do të ishte papërgjegjësi”, deklaroi Kryeministri.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekondë: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekondë: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

4 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

4 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

4 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

4 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

4 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

6 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

6 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL