Një burrë në Beograd të Serbisë ka qëlluar dhe plagosur me armë gruan e tij si dhe djalin.
62-vjeçari shtiu mbi gruan e tij 49-vjeçe dhe të birin 22, brenda shtëpisë së tyre.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi burrin, kurse gruan dhe të birin e tij i dërguan për trajtim në spital.
Në YouTube është publikuar videoja e arrestimit të sulmuesit i veshur me disa rroba të bardha.
Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë, ndërsa autoritetet serbe të sigurisë thanë se po hetojnë rastin.