Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu do të dalë nesër në një konferencë për media.
Në atë konferencë do të nënshkruhet marrëveshja për transportin ajror me Arabinë Saudite, siç njofton Ministria.
Konferenca është caktuar për në orën 12:00, në ndërtesën e Qeverisë.