Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS.
Ka shkuar në katër numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në objektet e kompanisë ajrore turke në Ankara.
Mediat turke tani raportojnë se dy terroristë janë neutralizuar, ndërsa njëri dyshohet se po mban pengje brenda ndërtesës së linjës ajrore shtetërore turke.
Situata mbetet e tensionuar dhe forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë.
Kreu i provincës Kahramankazan, Selim Çırpanoglu, deklaroi se forcat e sigurisë po bëjnë gjithçka për të siguruar lirimin e pengjeve dhe stabilizimin e situatës.
Ky sulm është një goditje e rëndë për sigurinë turke. Hetimi është në vazhdim dhe i gjithë kompleksi industrial është ende nën rrethimin e forcave të sigurisë.