Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari Fadil Geci, tha se komunikatën nr. 59 e ka shkruar Hashim Thaçi.
Ai ka falënderuar Rexhep Selimin që ka deklaruar se komunikatën nr. 59 e ka shkruar Hashim Thaçi.
“Faleminderit Rexhep Selimi që ke tregu kush e ka shkruar komunikatën, ke punuar më shumë se tjerët Rexhep Selimi, edhe ndonjë fjalë që e ke thënë ta fali. Ti e din që nuk është asht. Mirë e din që Gani Geci nuk është tradhtar, po është ndër luftëtarët e parë, por ke dashtë me thanë, ka qenë koha”, ka thënë Geci.
Prokurori: Të lutem përgjigu në pyetje dhe mos iu drejtoni personave të tjerë që janë në sallë. Dëshmitar, ku sipas jush Rexhep Selimi ka thënë të vërtetën dhe ka thënë emrin e personit që e ka shkruar komunikatën numër 59?.
Geci: Informacionin e kam parë bashkë me ju, ma keni dhënë deklaratën e Rexhep Selimit e kam pa që ka thënë, edhe në të TV drejtpërdrejt në emision se komunikatën numër 59 e ka shkruar një dashakeq po ai është Hashim Thaçi. Ai dashakeq që i ka bërë dëm Drenicës në këtë komunikatë për një interes të tij personal me i largu nga skena vëllezërit Geci, sikurse i largoi Serbia familjen Jashari dhe me qenë i lirë me veprua kah të dojë. Por, ka gabuar, ka gabuar shumë. Ai mentalitet ka qenë sllav, rus, e nuk e ka ditur që është Amerika, e një ditë do të marr fund dhe kemi me u pa në sy dhe ka me u turpërua për këto punë që i ka bërë