F.B.
Sot fillon java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas një pauze të shkurtër për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, sot rikthehet futbolli i klubeve edhe në Kosovë.
Gjilani do të jetë nikoqir i Ferizajt sot, teksa ndeshja nis nga ora 13:00, jo nga 15:00 siç ishte deri më tani.
Gjilani aktualisht gjendet në vendin e shtatë me nëntë pikë, dy më shumë se Ferizaj që është një pozitë më poshtë.
Të shtunën përballen Malisheva me Prishtinën dhe Feronikeli 74 me Dritën.
E të dielën luhen dy ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje, teksa në Klinë, Dukagjini e pret Llapin, kurse në Suharekë luhet derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës.
Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 13:00.