E Shtunë, Maj 24, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Krasniqi: Kurti nuk ka nevojë me na njoftu që e ka pranu planin nga restoranti me biftek përpara, por në Kuvend

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë seancës së sotme të Kuvendit e ka akuzuar kryeministrin Kurti për mungesë të guximit dhe transparencës në lidhje me dialogun me Serbinë.

“E vetmja gjë që nuk është as fisnike e as pragmatike, është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që të takon, kur e mashtron vetveten se do t’i arrish qëllimet me sukses, duke u fshehur pas parimeve, përderisa vepron sipas rrethanave. Fatkeqësisht, kjo është rruga që është duke e ndjekur kryeministri Albin Kurti, me mënyrën se si i është qasur qeverisjes në përgjithësi, ndërsa në veçanti zhvillimeve të fundit në lidhje me Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, dua që t’ia bëj të qartë kryeministrit, se në raport me temën e Dialogut, nuk ka nevojë as të fshihet, as të mashtrojë, as ta luajë rolin e shpëtimtarit, e as të tradhtarit. Për Partinë Demokratike të Kosovës, mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë konkrete, ligjore dhe kushtetuese, që e ka si kryeministër, të dialogojë dhe të arrijë marrëveshjen që e respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror e kushtetues të Republikës së Kosovës, dhe krejt këtë ta bëjë në mënyrë transparente”, tha Krasniqi.

“Nuk ka nevojë me e fshehë prej Kuvendit dhe deputetëve asnjë prej pozicioneve në të cilat qëndron sot Kryeministri në raport me planin Franko-Gjerman apo Evropian. Nuk ka nevojë me na njoftu se e ka pranu këtë plan nga një restorant e me biftek përpara, por këtu në Kuvend, ku janë përfaqësuesit e popullit. Nuk ka nevojë me i fshehë para deputetëve e para qytetarëve aranzhmanet që po i negocion në lidhje me Asociacionin. Nuk ka nevojë me ju prezentu deputetëve të Kuvendit kushte për marrëveshje, sepse deputetët nuk janë ata që duhet të binden për kushte që shkojnë në favor të Kosovës. Ne, si PDK, për Dialog as nuk të kemi penguar, as nuk të kemi linçuar, as nuk të kemi hedhur gaz lotsjellës e koktej mollotovi. Përkundrazi, të kemi mbështetur, sepse përballë Serbisë e pretendimeve të saj jemi bashkë”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

“Dialogu si proces dhe aranzhmanet që dalin prej tij, nuk janë çështje private mes teje dhe Vuçiqit, por janë çështje shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe se për t’i arritur interesat e Republikës së Kosovës nga ky proces, s’ke nevojë të jesh as mistik, as hero, as tradhtar, por thjeshtë një kryeministër i përgjegjshëm. Mbështetjen e ke, qëllimet janë publike, rezultatet i presim. Prandaj, të ftoj që të bëhesh serioz, ta kuptosh përgjegjësinë që ke dhe ta ushtrosh atë përgjegjësi në mënyrë transparente, sepse qytetarët e Kosovës nuk janë të painteresuar, ashtu siç po i konsideron ti ndonjëherë”, tha ai.

TË NGJASHME

Sekuestrohen 14 motoçikleta nga Policia në Pejë

Sekuestrohen 14 motoçikleta nga Policia në Pejë

2025-05-23
14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin repart të spitalit

14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin repart të spitalit

2025-05-23
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

2025-05-23
Duda Balje: Ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

Duda Balje: Ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

2025-05-23
Next Post
Abdixhiku i kërkon llogari Kurtit: Pse askush s’e di përmbajtjen e planit franko-gjerman

Abdixhiku i kërkon llogari Kurtit: Pse askush s’e di përmbajtjen e planit franko-gjerman

Related Post

BE-ja përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe entitetin e Republikës Sërpska nga grantet

BE-ja përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe entitetin e Republikës Sërpska nga grantet

2023-07-04
Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

2024-02-17
Hoti kritikon qeverinë për investimet kapitale

Hoti kritikon qeverinë për investimet kapitale

2023-08-03

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Sekuestrohen 14 motoçikleta nga Policia në Pejë

Sekuestrohen 14 motoçikleta nga Policia në Pejë

16 ORË MË PARË
14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin repart të spitalit

14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin repart të spitalit

16 ORË MË PARË
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

16 ORË MË PARË
Duda Balje: Ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

Duda Balje: Ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

16 ORË MË PARË
Protestë para Kuvendit: Kërkohet më shumë përgjegjësi

Protestë para Kuvendit: Kërkohet më shumë përgjegjësi

16 ORË MË PARË
Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

16 ORË MË PARË
Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

16 ORË MË PARË
Tottenham Hotspur – Manchester United, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës

Tottenham Hotspur – Manchester United, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës

2 DITË MË PARË
AGK dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra

AGK dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra

2 DITË MË PARË
Nënshkruhet kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

Nënshkruhet kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL