Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se asnjëherë nuk e kishte menduar se në Kosovën e pavarur, ndonjë qeveri për interesa të saja do të arrinte marrëveshje jashtë normave të duhura.
“Isha i bindur se pasë çlirimit të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, ngritjes së cilësisë së demokracisë dhe pas aleancave të shëndosha me partnerët strategjikë, cila do qeveri në asnjë rrethanë për të shtyrë agjendat e saja nuk do të detyrohej që të aranzhojë marrëveshje jashtë praktikave e normave morale, jo transparente larg syve të publikut, e të kushtëzuara nga njeriu me aktet më të mëdha kriminale, nga njeriu me fletarrest ndërkombëtar i vendosur në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radoiçiq”, ka thënë Quni.
“Isha i bindur se betimi i deputetit do të ishte një betim që buron nga zemra e shpirti, është fjalë e dhënë, është besë e qytetarëve dhe miqve se në asnjë rrethanë deputeti nuk e vendos intereson personal para atij kombëtar e shtetëror. Është e paimagjinueshme se një deputet e përdhosë një betim duke arritur marrëveshje me kryekriminelin, Milan Radoiçiq”.
“Në asnjë rrethanë deputeti nuk e vë interesin personal para atij kombëtar dhe shtetëror. Nuk mund ta imagjinoj si një deputet te varri i heroit Afrim Bunajku, përulet para, familjes vendos lule dhe ngushëllon duke ditur se ai është vrarë nga njeriu i cili ke bërë marrëveshje të fshehtë, nga kryeterroristi Millan Rajdoiciq”.