Drita Millaku është zyrtarisht është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Burime të medias bëjnë të ditur se ajo ka shkëputur lidhjet me partinë e Albin Kurtit.
“Po, Drita është larguar nga LVV-ja. Është larguar edhe nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes në WhatsApp-i”, ka thënë ky burim.
Ndryshe, Vetëvendosjes para dy javësh i janë larguar dy deputetë, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.