Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, përderisa po flet për audio-incizimin e Kusari Lilës me Milan Radoiçiqin deklaroi se ky është “tmerri i demokracisë në Kosovë”.
Ai parashtroi një pyetje për deputetët e VV-së, duke thënë se “çfarë përfaqësojnë këta deputet, përderisa shefja e tyre e grupit parlamentar del akuzon dhe ata entuziazmohen”.
“Është për keqardhje se ku ka mbrri debati publik në Kosovë. Debati publik në Kosovë sot ka mbrri në pikën e degjenerimit të vet se sa është i përfshirë terroristi Milan Radojçiq në qeverinë dhe parlamentin e Kosovës. Kjo është fatkeqësi për Kosovën. Fatkeqësi e cila e dëmton sakrificën e secilit qytetar të Kosovës, e dëmton besimin e secilit qytetar të Kosovës. Sot çka po dëgjojmë këtu dhe ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka ndërtuar si logjikë të përbaltjes duke qenë vet e zhytur deri në fyt me kriminelët si Milan Radojçiq.
Fatkeqësi për Kosovën i ka quajtur Gashi duartrokitjet e deputetëve të VV-së për një “fatkeqësi të tillë kombëtare”.
“Është e kuptueshme që grupet parlamentare duhet me u koordinu në kuvend, por jo me u koordinu me kriminel. Hajde të diskutojmë se cilat janë vlerat, apo janë vlerat e rrenave dhe mashtrimeve. Apo janë vlerat e shpifjeve? Po shkojmë atje ku nuk duhet të shkojmë. Është fatkeqësi për Kosovën se sot kemi një turm entuziastësh që duartrokasin një fatkeqësi kombëtare. Koordinimi me një terrorist është fatkeqësi kombëtare”, përfundoi Gashi.