F.B.
Një dokumentar për legjendën e boksit, Mehmet Bogujevci, kapiten i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe nënkampion i botës në vitin 1978.
Bogujevci si asnjëherë më parë i emocionuar, për faktin se i kujtohen kohërat më të arta që kaloi si boksier i Prishtinës, me të cilën klub doli pesë herë kampion i ish Jugosllavisë.
“Festivali i 4-të i Filmit Sportiv “Prishtina 2024”, mblodhi kontribuues dhe doajenë të shumtë të sportit, të cilët patën rastin të shohin premierën e dokumentarit “Legjenda e ringut”, të autorit Dukagjin Rudari, që i kushtohet karrierës së legjendës së boksit, Mehmet Bogujevci, nënkampion bote në vitin 1979.
Në hapje folën presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, ambasadori i Ambasadës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe vetë akteri kryesor i dokumentarit, Mehmet Bogujevci.
Dokumentarë tjerë do të shfaqen nesër (e mërkurë) prej orës 17:15, ndërsa hyrja është falas”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.