E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin Hetimor për blerjen e teksteve

12 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e blerjes së teksteve shkollore. Kjo bëri që fillimisht të dështojë mbledhja, por me rikthimin e deputetëve të pozitës ajo vazhdoi.

Kryetari i Komisionit Shemsedin Dreshaj tha se partia në pushtet nuk është e pranishme dhe se në mungesë të kuorumit nuk mund të vazhdojë tutje. Por, pastaj mbledhja rifilloi pasi deputetët nga radhët e LVV-së u kthyen në komision, duke e bërë të mundur vazhdimin e punës së komisionit.

Qëllimi i formimit të komisionit është që të shikohet se si ka shkuar procesi për tekstet shkollore.

Bekim Haxhiu, deputet nga  radhët e PDK-së tha se kanë gjetur një numër të madh të parregullsive në procesin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Sipas planprogramit që kemi miratuar si komision puna jonë duhet të vazhdojë deri në përpilimin e raportit final që duhet të dorëzohet në Kuvend. Kemi bërë punë intensive dhe komisioni  ka kryer punët. Kemi intervistuar dhe kemi gjetur një numër të madh të parregullsive në procesin hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore. Bojkotimi nga ana e deputetëve të VV-së është përpjekje për të penguar këtë hetim dhe gjetjet në hetimin e procesit të subvencionimit të teksteve shkollore”, tha Haxhiu.

Agim Aliu, deputet nga LDK tha se në këtë proces ka pasur nxënës që deri në fillim vitit shkollor nuk kanë pasur tekste dhe sipas tij çfarëdo komisioni që formohet tregon që ka pasur shkelje të mëdha.

ADVERTISEMENT

Edhe Ardian Kastrati nga PDK ka thënë se ‘faktet janë në dritë të diellit’.

“Kanë tentuar të shantazhojnë gjetjet e këtij hetimi të komisioni. Këta janë për të bojkotuar, për ta mbrojtur hajninë, zhvatjen me milionë. Edhe dëshmitarët e kanë pranuar, ndërsa sot nuk vijnë sepse nuk kanë se si t’i arsyetojnë këto miliona”, tha ai.

Por gjatë mbledhjes deputetët e partisë në pozitë u kthyen dhe mbledhja vazhdoi e rregullt. Arjeta Fejza nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka një përpjekje që kinse komisioni po bojkotohet nga ana e tyre. “Kjo nuk është vërtetë sepse jemi të bindur që ky proces ka shkuar mirë dhe gjetjet do të reflektohen edhe në raport të komisionit. Ne jemi ata që e kemi bërë të mundur që ky komision të vazhdojë”, tha ajo.

“Ne kemi qenë në komisione dhe kemi qenë të përgjegjshëm. Unë e kam pasur vetëm një mungesë”, shtoi deputetja tjetër nga LVV, Mirlinda Tishukaj-Sadiku.

Pas përplasjeve dhe debatit të deputetëve të pozitës dhe opozitës ka përfunduar mbledhja e këtij komisioni, i cili pritet të vazhdojë diskutimin të premten e ardhshme, kur janë të ftuar sërish për të dëshmuar ata që janë intervistuar më datën 29 korrik të këtij viti.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
LDK: Gjithçka më shtrenjtë me Qeverinë Kurti

LDK: Gjithçka më shtrenjtë me Qeverinë Kurti

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL