F.B.
Ish sekretari i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Sejdi Mërkoja, i ka reaguar Baton Haxhiut, duke i thënë se nuk ka asgjë të përbashkët me pavarësimin e futbollit të Kosovës.
Është e habitshme se si sot mundohen ta shtrembërojnë historinë dhe ata që janë dëshmitar të asaj kohe, heshtin!
Mërkoja është i habitur edhe me prof. Bylbyl Sokoli që nuk reagon, trajner që është që nga dita e parë e pavarësimit të futbollit tonë.
“Batoni nuk ka asgjë të përbashkët me pavarësimin e futbollit si dhe ai personi tjetër që ishin mysafirë në studio TV.
Me habiti prof. Bylbyl Sokoli që nuk reagoi për të pavërtetat”, ka komentuar Mërkoja.