E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“I kam lënë 15 milionë euro në konto”, “Keqpërdorime të detyrës” – “Trepça” përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka replikuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me ndërmarrjen Trepça.

Deputeti Shala i tha ministres se e ka lënë konton e kësaj ndërmarrje me 15 milionë euro cash. Ndërkaq, ministrja Rizvanolli tha se Trepça ka ende vështirësi në mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Në seancë plenare, deputeti i PDK-së ka pyetur ministren Rizvanolli se cila është gjendja e minatorëve dhe sa i përket performancës së ndërmarrjes.

“Si është gjendja atje e minatorëve, a kanë marrë licencë, sa inxhinier i ka në bordin menaxhues, pse ka ardhur në këtë gjendje kur para një viti ministrja doli në konferencë për media dhe tha po performon ndërmarrja në mënyrën më të mirë të mundshme. Cila është performanca e ndërmarrjes sot, që sa ditë dhe si do të veprojë për ditët e humbura nga greva, pse po ndjeken dhe persekutohen ekspertët e ndërmarrjes si inxhinier dhe cili është opsion. Si pret kjo, a i ka zbuluar ende hajnat në Trepçë”, ka pyetur Shala.

ADVERTISEMENT

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Trepça është duke u prodhuar me kapacitet në rritje në krahasim me muajt e kaluar.

“Në Trepçë shpenzimet mujore aktualisht arrijnë 1.5 milion euro, ku rreth 1 milion janë shpenzime për paga, ndërsa shpenzime të tjera rreth 500 mijë euro. Ndërmarrja ende ka vështirësi në mbulimin e këtyre shpenzimeve dhe rrjedhimisht në muajt e fundit është fokusuar në riorganizimin dhe sistematizimin e punëtorëve në vendin e punës, në të cilin janë pranuar dhe në kthimin në kontratën bazë në të cilën kanë qenë…Menaxhmenti i ri ka përpiluar edhe një plan për muajt në vijim i cili në njërën anë synon uljet e shpenzimeve, një mënyrë në të cilën kjo po bëhet është edhe duke larguar nga listat e pagave punëtorët të cilët është kuptuar që nuk kanë qenë në punë madje me muaj e vite por që janë paguar nga Trepça. Mirëpo, edhe duke marrë masa disiplinore për shkelje të detyrave, duke përfshirë këtu edhe raste për dyshime në manipulime ne tender dhe keqpërdorime të detyrë”, deklaroi Rizvanolli.

Më pas ka reaguar deputeti Shala, i cili tha se ministrja nuk u përgjigj në asnjërën nga pyetjet e tij.

“Nuk na u përgjigje për gjithë këto masa ndëshkuese që po merr pa asnjë bazë dhe pa asnjë analizë. Nuk na the asnjë shifër sa në të vërtetë ke investuar në investime kapitale dhe ju e dini që e kam lënë atje me 15 milionë euro cash në kontot e Trepçës”, u shpreh ajo.

Për këtë ministrja Rizvanolli tha se 15 milionët kanë qenë nga shitja e mbetjeve, për çka tha se nuk e synojnë si qeveri. 

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Hykmete Bajrami: Mandati i Qeverisë “Kurti” po përfundon me manipulime me shifra

Hykmete Bajrami: Mandati i Qeverisë “Kurti” po përfundon me manipulime me shifra

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

22 ORË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL