F.B.
Përfaqësuesja e Rumanisë ka arritur tashmë në Prishtinë, dy ditë para ndeshjes së parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e cila i takon Ligës C, do të zhvillohet të premten në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përfaqësuesja rumune është shprehur optimiste pas mbërritjes në kryeqytetin e Kosovës.
Përballja do të jetë e vështirë për të dyja ekipet, por që do të ketë edhe një dozë të shtuar nacionalizimi.
Rumunët janë provokatorë të njohur, ndërsa këtë e dëshmuan edhe sot kur ekipi i femrave të KFF Mitrovicës luajti në Rumani në Ligën e Kampionëve.
Aty u shfaqën flamuj serbë, e që do të jetë një sfidë edhe për autoritet e sigurisë në vend.