F.B.
Sot nis xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj, i cili ka befasuar për mirë në këtë start me një fitore dhe një barazim do të ketë punë me skuadrën e Prishtinës.
Llapi, që gjithashtu ka katër pikë në dy xhirot e para do ta presë në “Zahir Pajaziti” skuadrën e Malishevës.
Nesër luhen edhe dy ndeshje tjera, kurse përballja mes Dritës dhe Suharekës është shtyrë për shkak të angazhimeve të gjilanasve në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Sot duelet e Superligës nisin nga ora 16:00.