F.B.
Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, po zhvillon takim me ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge.
Takimi ndërmjet Osmanit dhe Ruge është duke u zhvilluar në presidencë dhe pas takimit nuk pritet të këtë deklarime për media.
Ky takim vjen pas deklarimit të djeshëm të presidentes Osmani, e cila tha se hapja e urës mbi lumin Ibër, duhet të bëhet në bazë të një plani me partnerët ndërkombëtarë.