Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit, të cilat do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.
Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-4 deri – 1 gradë Celsius.
IHK po ashtu u bën apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vendetë përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta.