F.B.
Nuk ishte aspak e lehtë për FC Ballkanin qe për një kohë relativisht jo shumë të gjatë te kaloi në piedestalin e futbollit kosovar, por puna përkushtimi dhe serioziteti në këtë klub dhanë rezultate kulminante. Tri here kampion i Kosovës, një herë fitues i kupes dhe pjesëmarrja në Ligën e Konferencë janë vet historia.
FC Ballkani është themeluar në vitin 1947, për vite me radhë ka mbledhur rreth vetës futbollistë nga komuna e Suharekës, por që fanellën e tij e kanë djersitur edhe lojtar nga regjione tjera.
FC Ballkani në vitet e para të ekzistimit u paraqit me emrin Rinia dhe deri në vitin 1952 luajti vetëm në ndeshjet miqësore. Në vitin 1952 klubi kishte filluar të paraqitej në ndeshjet zyrtare të kampionatit të Kosovës.
FC Ballkani mori këtë emër nga viti 1965, kur menagjimin e klubit e mori Industria Kimike dhe Gomës “Ballkan” në Suharekë.
Shkëlqimin e tij Ballkani e kishte po në atë periudhë kur skuadra shpesh herë ishte afër të siguronte hyrjen në ligën e dytë të Federates RFSJ, por për shkak të kushteve materiale dhe të stadiumit jo të volitshëm, vendosi të përqendrohet vetëm në Ligën e Kosovës.
Në krijimin e futbollit të pavarur FC Ballkani luajti rol vendimtar. Skuadra ndeshjet i zhvilloi kryesisht në fshatin Studençan por edhe në Gjinoc gjeti strehë për një periudhë. Organizimi ishte optimal në kushte të vështira, ku shpesh herë zyrtarët dhe lojtarët përfundonin në polici, rrahje e maltretime të vazhdueshme.
Në vitin 1995, Ballkani siguroi pjesëmarrjen në Ligën Unike, të formuar atë vit, superliga e sotme. Deri atë kohë nga 1991, garat ishin zhvilluar në katër grupe. Klubi arriti të organizoi edhe kategoritë e reja , kur me kadetë u shpallën edhe kampion të vendit me 1994 te Republikës së Kosovës.
Paslufta Ballkanin e gjeti të dërrmuar dhe të shkatërruar totalishtë, pozitive ishte rikthimi në stadiumin e qytetit, por u paraqit kryesisht me lojtar junior, duke rënë nga kategoria e parë. Klubi më pas kishte luajtur edhe në kategorinë e tretë, deri sa në vitin 2010 u rikthye në Superligë. Pas një viti me një ndeshje të barazhit pësoi duke kaluar sërish në kategorinë e dytë!
Në 70 vjetorin e vet, Ballkani sërish pa dritë!
Në krye të klubit erdhi kompania Ndertimore Cima construcsion, e cila për pak kohë e shndërroi ekipin në konkurrues për titull. Presidenti Arsim Kabashi, me të ardhur në krye të klubit krijoi bordin drejtues dhe atë menagjues profesional. Pas rikthimit në elitë në vitin 2017/18, në skuadër erdhën lojtarë dhe trajnerë të dëshmuar në futbollin e Kosovës dhe atë shqiptar.
Viti 2022 për Fc Ballkanin dhe futbollin suharekas do të shkruhet në histori, pasi qe për herë të parë është shpallur kampion i Kosovës.
Trofeun e siguroi katër xhiro para fundit të edicionit, me 70 pikë të tubuara, pas 21 fitoreve, 7 barazimeve e 4 humbje. Me 54 gola të shënuara e 20 të pësuar. Ndërkaq përfundimi i kampionatit e gjeti Ballkanin me 76 pikë. Ballkani arriti 23 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. Pas 36 ndeshjeve skuadra kishte bilanc plus 61 golave.
Fc Ballkani për herë të parë në muajin korrik të vitit 2022 është paraqitur në arenën ndërkombëtare. Në kuadër të xhiros së parë të kualifikimeve në Ligën Kampionëve, Ballkani u takua me skuadrën nga Lituania, Zalgiris. Takimi i parë në Prishtinë, kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1. Takimi i kthimit në Lituani, u mbyll me fitoren e Zalgiris me rezultat 1:0.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Ballkani kaloi në Ligen e Konferencës. Në këtë kompeticion, Ballkani kaloi tri skuadra si La Fiorita (0:4 dhe 6:0), Klaksvik (3:2 dhe 1:2), pas ekzekutimit të penalltive Ballkani kalon edhe këtë pengesë. Në play-off Ballkani mposhti Shkupin në shtëpinë e këtij të fundit me rezultat 1:2, derisa në takimin e kthimit në Prishtinë, Ballkani shënoi fitore me rezultat 1:0,duke u bere skuadra e pare nga Kosova qe siguron pjesmarrjen ne fazen e grupeve te nje kompeticioni te organizuar nga UEFA.
Ballkani krahas lojtarëve më të mirë kosovar u paraqit edhe me lojtar nga Shqipëria por kishte edhe dy lojtar nga vendet tjera.
Fc Ballkani ne pjesen e dyte te edicionit 2021/22 emroj trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja, bashkëpunim që solli fryt të jashtëzakonshëm. Gjate keti edicioni skuadra bazohej vetëm në lojtarë nga rajoni, por që mbizotëronte numri i futbollisteve kosovar. Klubi rëndësi të veçantë i dha edhe shkollës së futbollit nga ku dolen lojtarët e rinj, siç ishte edhe rasti i mesfushorit 18 vjeçar, Lindon Emerllahu.
Klubi me emrin e ri dhe organizimin e shkëlqyer për kohën u dashurua në fanellën e portokalltë duke u inspiruar nga Holanda e Johan Cruyff, kur dominonin me lojë duke aplikuar futboll total.
Fc Ballkani nga viti 1947 kryesisht është paraqitur me fanellën e bardhë, mirpo prej viti 1974 fanella dhe logo e klubit marrin ngjyrat zyrtare portokall e zi, ku dominon ngjyra e portokalltë.
FC Ballkani ndeshjet si vendas në garat evropiane është duke i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadiumi ka kapacitet prej 13.200 vetave.
Pra aset i madh i klubit në vazhdimësi kanë qenë dhe është tifozëria, të cilët nga viti 1992 njihen të emëruar si “Xhebraila”. Ultrasit si në ndeshjet në shtëpi po ashtu edhe në udhëtim vazhdimisht ishin përkrah skuadrës.
Suksesi i fundit i FC Ballkani, veçanërisht ngritja e tyre në futbollin kombëtar dhe evropian, ka tërhequr vëmendjen për disa nga lojtarët e tyre. Disa nga këta lojtarë janë shitur te klube të tjera, si brenda Kosovës ashtu edhe ndërkombëtarisht, ndërsa FC Ballkani kapitalizon programin e tyre të zhvillimit dhe ekspozimin e fituar nga arritjet e tyre. Ja një vështrim më i afërt për këtë aspekt:
Lojtarët e shquar të shitur nga FC Ballkani
1. Armend Thaqi
Detajet e Transferimit: Armend Thaqi, një lojtar kyç në mbrojtjen e FC Ballkani, u shit te Partizani Tirana, një klub i njohur në Superligën Shqiptare. Performancat e tij të vazhdueshme për Ballkanin, veçanërisht gjatë fushatave të tyre evropiane, tërhoqën interes nga klube jashtë Kosovës.
Thaqi ishte një pjesë thelbësore e mbrojtjes së FC Ballkani, i njohur për qëndrueshmërinë dhe udhëheqjen e tij. Transferimi i tij u pa si një hap i rëndësishëm për të dhe për klubin, pasi tregoi aftësinë e Ballkanit për të zhvilluar lojtarë që mund të shkojnë në liga më të forta.
2. Meriton Korenica
Detajet e Transferimit: Meriton Korenica, një mesfushor kreativ që luajti një rol të rëndësishëm në ngritjen e FC Ballkani, u shit te KF Tirana në Shqipëri. Aftësia e tij për të kontrolluar mesfushën dhe për të kontribuar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm e bëri atë një lojtar të shquar në Superligën e Kosovës. Transferimi i Korenicës vuri në pah cilësinë e mesfushës së Ballkanit dhe aftësinë e klubit për të prodhuar lojtarë me aftësi teknike dhe taktike të nevojshme në liga më konkurruese.
3. Blend Baftiu
Detajet e Transferimit: Blend Baftiu, një nga talentet më të njohura të FC Ballkani, u transferua në një klub ndërkombëtar pas një sezoni mbresëlënës me Ballkanin. Ai ishte një nga golashënuesit kryesorë të klubit dhe u vlerësua për aftësinë e tij për të shënuar gola vendimtarë. Shitja e Baftiut ishte një sukses i madh për FC Ballkani, si financiarisht ashtu edhe në termat e reputacionit. Aftësia e klubit për të shitur një talent të tillë te një klub ndërkombëtar rriti profilin e FC Ballkani dhe tregoi për potencialin e tyre për të zhvilluar lojtarë që mund të luajnë në nivele më të larta.
Në përmbledhje, FC Ballkani ka përfituar ndjeshëm nga shitja e lojtarëve, duke përdorur këto fitime për të ndërtuar një klub të qëndrueshëm dhe konkurrues. Edhe pse shifrat specifike mund të mos jenë të njohura, është e qartë se strategjia e tyre e transferimeve ka sjellë përfitime të mëdha financiare dhe sportive.
Historia e FC Ballkanit tashmë është shkruar, por a do të jenë në gjendje qe edhe në vazhdim ta ruajnë primatin në Supeligën e Kosovës në futboll mbetet të shihet !