E Premte, Qershor 27, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

LVV aksion para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit

11 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion-konferencë para Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku janë vendosur disa fotografi për prokurorë e gjyqtarë të cilët janë pensionuar dhe rasti i Astrit Deharit ende nuk ka përfunduar.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka theksuar se prokurori Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin e Astrit Dehari, duke thënë se ai e ka mbajtur rastin për më shumë së tri vjet.

“Ne si LVV e kem ftuar këtë konferencë për media, për të treguar një kronologji të rastit të Astrit Dehari, për veprimet dhe mos veprimet e prokurorisë së shtetit, përfshirë Prokurorinë Themelore, dhe atë Speciale”, deklaroi ai.

“Ne e kemi pasur një fushatë të deklarimeve të zyrtarëve të ndryshëm rreth rastit, e që ishin të gjitha deklarime kontradiktore. Duke filluar nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues, Policia e Kosovës dhe në fund vetë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha”, tha Kurteshi.

Ai ka përmendur edhe disa medie në vend të cilat sipas tij kanë nxjerrë videoincizimet e Deharit para se ato t’i marrë Prokuroria si dhe, sipas tij për raportim jo korrekt. Ai ka kritikuar ish-prokurorin, Sylë Hoxha dhe prokurorin Afrim Shefkiu, që sipas tij edhe dy ditë do të dalë në pension pa e zbardhur rastin e Astrit Deharit.

“E ka ftuar ministren e Drejtësisë dhe e ka marrë në pyetje si dëshmitare, nga ajo nuk del asgjë. Nuk e ka dhënë asnjë urdhër për hapje të hetimeve ndaj urdhërdhënësve, urdhërbartësve, ndaj zbatueseve dhe ndaj gjithë atyre që kanë qenë të involvuar në rastin e vrasjes së Astrit Deharit”, shtoi Kurteshi.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe familjarët e Astrit Deharit dhe avokati, Tomë Gashi.

Para Prokurorisë Speciale janë shpalosur edhe disa fotografi të rastit Dehari.

ADVERTISEMENT

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2015 në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana ende të paqarta.

TË NGJASHME

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2025-06-21
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2025-06-21
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2025-06-21
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Next Post
Të “turpshme” dhe “ të papranueshme” e quan Gruda konferencën e VV-së për rastin Dehari

Të “turpshme” dhe “ të papranueshme” e quan Gruda konferencën e VV-së për rastin Dehari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

2023-02-19
Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

2023-09-26
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

2023-04-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

6 DITË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

6 DITË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

6 DITË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

6 DITË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

6 DITË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

6 DITË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

1 JAVË MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

1 JAVË MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

1 JAVË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL