F.B.
Policia e Kosovës gjatë patrullimit ka takuar një të dyshuar duke drejtuar veturën me targa të huaja dhe me afat të skaduar të sigurimit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 në Bjeshka e Polanës, në Istog.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari bashkë me pasagjerin kanë kanosur edhe zyrtarët policor.
“Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar automjetin me targa të huaja dhe me afat të skaduar të sigurimit. I dyshuari bashkë me pasagjerin mashkull kosovar duke mos i respektuar urdhërat kanë kanosur edhe zyrtarët policor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit drejtuesi është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa vetura i është konfiskuar. Rasti në procedurë hetimore.