F.B.
Alice D`Amato e ka fituar medaljen e artë në traun e ekuilibrit, duke u bërë kampionia e parë olimpike e Italisë në gjimnastikë për femra.
Kinezja Zhou Yaqin siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa për një medalje tjetër për Italinë u përkujdes Manila Esposito, e cila e plotësoi podiumin me medaljen e bronztë.
Simone Biles nga SHBA, e cila ka fituar tre medalje të arta në ‘Paris 2024’ deri më tani, përfundoi e pesta, pasi dështoi të realizonte një nga kërcimet e saj dhe ra nga trau i ekuilibrit.