Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në aksionin për grumbullimin e mjeteve për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, që ishte organizuar nga Kryesia e BIK’ut, janë mbledhur 123 mijë e 161 euro, raporton Express.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aksion.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër!”, thuhet në njoftim.