F.B.
Akil Gjakova i ka nisur në mënyrë fantastike Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.
Akili e kaloi rrethin e parë të garave duke triumfuar përballë brazilianit Daniel Cargnin, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova pas fillimit të vështirë arriti ta mposht brazilianin me Ippon.
Në krahun tjetër, motra e tij, Nora fatkeqësisht u eliminua që në rrethin e parë të garave
Kundërshtarja e Gjakovës ishte xhudistja mongoleze Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Nora u eliminua pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.