F.B.
Distria Krasniqi ka arritur në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, ku do të luftojë për medaljen e artë.
Në gjysmëfinale Distria u përball me xhudisten italiane Odette Giuffrida.
Meçi shkoi në vazhdime, siç njihet ‘golden score’, ku italiania që shmangej nga lufta, mori vërejtjen e tretë.
Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit është kundërshtare e Distria Krasniqit
Ajo ka fituar dy luftëra me ippon, të parën për 35 sekonda ndaj Maryam March Maharani nga Indonezia.
Disi në çerekfinale shkëlqeu duke e mposhtur me një kohë të shpejt e me ippon izraeliten Gefen Primo.